Σελίδες

Τρίτη, 7 Οκτωβρίου 2014

Suffle perimesh

Mirembrema miqtë e mi.
Kemi kohë pa u futur ne kuzhinë kështu që sot do ju shkruaj receten më të mirë. "Souffle ala Martha ..." Në fakt unë recetën e nxora nga mendja ime, por rezultati ishte i shkëlqyer. Nuk e di për ju, por mua sa here me ngelen shumë perime i bej supë ose Souffle. Provojeni dhe jam e sigurt që do ju pelqeje.
Atehere për në sufflene time mu nevojit:

  • spinaq 
  • kungulleshka 
  • vezë
  • kos 
  • tërshërë 
  • kërpudha 
  • selino 
  • proshute gjel deti 
  • djath kackavall 
  • nenexhik
  • kopër 
  • vaj ulliri, rigon, kripë, piper



Rraj vezet dhe shtoj kosin, tersheren, kripen, piperin, rigonin dhe pak vaj ulliri 



Me pas shtoj selino, nenexhik, koper



Ne nje tepsi i hedh te gjithe perberesit dhe i perziej mire



Dhe ne fund shtoj proshuta gjel deti me djath kackavall persiper (ose proshuten mund ta prisni ne kube dhe ta perzjeni me lenden lart)


E pjek ne fure per 40 minuta ne 180 grade


Provojeni sepse doli shume e shijshme, nderkohe mund te shtoni cfar perime deshironi ju ;)