Σελίδες

Κυριακή, 26 Οκτωβρίου 2014

" MAGJI NJEREZORE "




I besoj qenise njerëzore, aures dhe magjise qe percjell cdo njeri. Çdo person është unik dhe të gjithë ne, kur kemi ardhur në këtë botë jemi mrekulli te mundshme. Qenie plot energji pozitive dhe gëzim, me rezerva të mëdha dashurie në pritje për ta nxjere jashte. Stimujt dhe mjedisi tonë në të cilën ne rritemi luajne një rol të madh në mënyrën se si ne e perceptojmë botën në moshat më të medha. Kjo dhe eksperiencat tona.





Çfarë ndodh gjatë rritjes dhe ne ndalojme të jemi magjike?! Pse ne bëhemi cinik, të pa afte per te mbështetur dhe per të besuar në magjinë që kemi pasur në fëmijëri?!
Unë mendoj se ajo që na bene ne te mos jemi me magjike eshte lakmia jonë qe mbizotëron mbi cdo gje dhe humbja e besimit tonë tek njeriu. Keshtu ne shkelim te gjitha nevojat e shpirtit tonë dhe behemi qenie konsumuese. Ne harrojmë veten tone fëmije qe kishte shumë ëndrra dhe ambicie, talente nga natyra qe e bënin atë të veçantë. Por duke u rritur i braktisi dhe u mbush me "deshira" të te tjerve, me frikë dhe me pasiguri! Shoh shumë njerëz të pakenaqur nga jeta e tyre nga zgjedhjet e tyre qe kane bere, ose njerëz në kërkim të lumturisë në mënyrë të gabuar dhe me të vërtetë me vjen keq... Lumturia gjendet brenda nesh. Eshtë kudo rreth nesh ... Mjafton vetëm të jemi në gjendje për të marre dhe per te dhene dashuri, të besojme, të veme pak fandazine ne  levizje dhe te jemi mirënjohës për ato që ne kemi!

Everything is going to be fine… because no matter what, we have  the same view!!!

Mos e humbisni besimin nga ëndrrat tuaja, mos e humbisni besimin nga njerëzit që me të vërtetë ju duan dhe mos e lejoni të humbasin nga jeta juaj ata qe ju shikojne sikur te jeni magjike! Sepse janë ata që me të vërtetë meritojnë te jene prane jush, dhe ata qe do tju japin përsëri magjinë që ju kini humbur ... dhe të gjitha ato gjëra të vogla të përditshme që na tregojnë se ka diçka aty jashte për ne, në mënyrë superiore, një forcë e pashpjegueshme që nuk e shikojme por e ndjejme vazhdimisht!
Disa e quajnë atë besim, disa Perëndi, disa energji ose aura ... unë e quaj magji (sepse jam pak ëndërrimtare... )




P.S Mirmengjes të gjithëve, uroj nje të dielë te qete dhe relaksuese.
Edhe një ditë tjeter unë ndiehem mirënjohëse për ato qe kam dhe për ato të cilat unë do arrij te kem..
Kthehuni dhe ju pak mbrapa, jeten dhe mendimet tuaja ne te kaluaren dhe mendoni të gjitha ato qe shkrojta mësipër ... do të shihni se ju do të ndiheni më mirë !!
As unë s'mendoj dhe nuk ndihem çdo ditë kështu, kam dhe unë ditët e veshtira, por përpiqem për të mos humbur atë magjinë qe sapo lexuat.. me një shëtitje në natyrë, me muzikë dhe me shoqëri të mirë të gjitha kalojne dhe çdo gjë duket e magjike .....
Shqetësimet e mia janë dhe zgjidhjet e mia !!!