Σελίδες

Τρίτη, 16 Σεπτεμβρίου 2014

VJESHTA...

Mirmbrema miqtë e mi!
Sot ndjeva shiun e parë të vjeshtës, megjithse ishte per pak minuta mua me pelqeu qe u lava me ujin e shiut.
Më pëlqen që temperaturat kane rënë dhe vjeshta është zyrtarisht këtu!
Këtu në Athinë nuk e kemi kuptuar akoma, por me një shëtitje në fshatrat perreth e ndjen qe vera mbaroi dhe vjeshta ka bere hapat e para me shirat që kanë filluar, me gjethet qe ndryshojnë ngjyrë dhe janë gati të bien, qielli është më i errët dhe deti është egërsuar me shume duke rrahur me valët e tij shkëmbijte sikur do të laj gjitha papastërtitë që vera la pas. Ajo që më mungon gjithmonë nga vjeshta është aroma e tokës që shpërndahet pas shiut, më kujton fëmijërinë time në fshat, orët pafund te argëtimit dhe gjyshja ime duke më thirur për tu kthyher në shtëpi se do ftohem... sa vite te bukura dhe lumtura !!




Ndryshojnë shumë gjera në vjeshtë.
Qe nga rrobat që veshim, sepse tani na duhet nje xhakete e hodhe për ne mbrëmje ose për shiun e papritur.
Ushqimi që konsumojme, organizmi jone ka nevoje per një soupe të ngrohtë dhe një kafe të nxehtë me shoqeri të mire.
Edhe mënyra e te menduarit ndryshon, sikur mblidhemi pak nga toleranca e veres dhe kthehemi në jetën dhe detyrimet tona te përditshme! Nuk kemi asnjë arsye më për tu grindur sepse kemi karikuar bateritë nga pushimet tona dhe tashme është koha që të realizojme ato që menduam / ëndërruam ne verë!!




Vjeshta ka nje magji brenda saj, është e bukur, emocionuese dhe të ben te ndjesh një nostalgji të papërcaktuar! Përveç klimës dhe ndryshimit natyrore, Shtatori gjithmonë për mua, eshte muaji më i rëndësishëm dhe vendimtar i vitit. Qe fëmijë i vogël e ndjeja kete, ndoshta sepse fillonte viti i ri shkollor dhe gjithmonë mezi prisja që të shikoja shoket dhe shoqet, për të mësuar gjëra të reja në shkollë dhe per të bërë plane për të ardhmen time. 
Shtatori per mua është muaj për të ripërcaktuar qëllimet dhe gjërat që unë dua të bëj në jetën time. Eshtë një fillim i ri, me frikëson pak qe është fillim i ri, sepse pothuajse i gjithë viti varet nga zgjedhjet që do bëj tani dhe kështu që përpiqem qe keto zgjedhje të jenë sa më të forta, sa me prane deshirave te mia dhe të me përfaqësojne mua ne maksimum !! 

Ju uroj të gjithëve nje vjeshtë të mbarë dhe një fillim te mirë për cdo gje qe do beni kete vit. 
Mos harroni për të realizuar qëllimet tuaja.