Σελίδες

Δευτέρα, 11 Αυγούστου 2014

PUSHIME per mua do te thote... det dhe qehtesi!





Të dashur miq, nga kudo qe mund të më lexoni, përshëndetje!
Të gjithë jemi futur në ritmin e verës dhe temperaturat e larta jane bere te pa durueshme. Shumica nga ju jeni me pushime dhe shijoni ate cka natyra na e jep bujarisht, detin dhe diellin!
Sa për ata që ende skane shkuar ose sdo shkojnë diku te pushojne, kurajo dhe mendime pozitive. Mund të gjeni shume gjëra të bukura dhe interesante për të bërë aty ku ndodheni .. Si  psh. të lexoni libëra, të shkoni në teatër / kinema / koncerte, të filloni një sport (jogging eshte nje fillim i mire), mund të organizoni një party me miq në shtëpinë tuaj, në plazh ose në mal. Në përgjithësi mund te beni shume gjera argetuese pa kosto te larte por me doze te madhe 'cmendurie', duhet vetem shoqeri e mire, ide te mira dhe humor i mire dhe keshtu mund te kaloni pushimet me te bukura te jetes tuaj. Nuk i dëgjoj dot njerëzit të ankohen dhe të qëndrojnë ne te njetin vend...ajo cka duhet bere eshte të levizin pak nga shtrati dhe sigurisht që do shikojne se vende pune dhe mundësi per tu zhvilluar ekzistojë por ndonjeher ne njerzit jemi te kenaqur me aq sa kemi ose kemi mbyllur gjithe dyert dhe nuk shikojme me tej hundes tone..!



Edhe ditet e pushimeve ne duhet të jemi krijues dhe aktive, të shumtit e njerzve i shikojne pushimet si momente per ti shfrytezuar ne te kundërten e asaj cka duhet bëre kur je me pushime. Për mua pushime do të thotë: ndodhem diku me njerëzit që unë dua, ndoshta mund të jem dhe vetem për disa dite, dhe detoksifikoj trupin dhe mendjen. Eksploroj ishullin / fshatin / qytetin qe kam vizituar dhe gjej pikat që unë pelqej me shume dhe aty shpenzoj shumicën e kohës, humbas në ngjyren blu të detit, për orë te tera mund të jem duke veshtruar këtë ngjyrë misterioze, të thellë dhe të pa fund duke pikturuar ose duke shkrojtur (shpresoj se një ditë do ti lexoni dhe ju ..).
Notoj dhe të ec ne kembe, shumë here vetem sepse eshte e nevojshme per pak te jemi vet per vet  dhe të bejme dialog me veten duke vendosur mendimet e shumta në nje regull, me pelqen te hedh nje shikim ne ato qe kam kaluar dhe te vleresoj njerzit dhe situatat, heq nga memoria ime të gjitha mendimet negative dhe thurr ëndrra dhe qëllime te reja, kështu që gjej "parajsë time" dhe bëhem njeri më i mirë!



Eshtë e ndaluar te mendojme se meqense jemi me pushime ne duhet te mos ushtrohemi. Ok nuk them të kaloni kohën tuaj në palestrën e hotelit, por kur jemi me pushime eshte momenti më i mirë për të futur gjimnastiken në jetën tonë sepse ne kemi të gjithë kohën e lirë për të notuar, per të shetitur ne kembe, per te lojtur, për të kërcyer .. etj... Le te jene keto pushime ato qe do ju nxisin dhe do ju motivojne dhe kur ju të ktheheni ne bazën tuaj te kini vene qëllim qe dhe ju te bëni një trup të bukur dhe dinjitoz si ai që pate në plazh dhe ju pelqeu shume .

Sa për ushqimin, unë kujdesem akoma me shume kur jam me pushime sepse abuzoj ne alkool keshtu qe duhet mbajtur nje regull... Në mesditë ne nje taverne bashk me peshkun do pi dhe pak uzo sic eshte tradita ketu ne Greqi, do pi dhe ndonje birrë neper beach bar-et e shumta, por edhe ne mbrëmje do pi koktails në rrugicat e ishullit, dhe në qoftë se une ngarkoj organizmin tim me gjiro dhe patate të skuqura do mbushem me kalori te pa deshiruara dhe kete gje se deshiroj fare...
Pra, është shumë e rëndësishme që të mos konsumoni cfardo lloj ushqimi kur jeni me pushime, sepse ju patjetër do të pini dhe alkool dhe kjo do të jetë pak katastrofike për organismin tuaj duke mbushur trupin me toksina, yndyrna dhe kile te teperta. Konsumoni sa me shume fruta, perime, uje dhe ushqime te lehta dhe te fresketa.
Këtë vit unë kam gjetur zgjidhjen me te mire per këtë temë, sepse me milkshake-un e Herbalife (Formula 1 Nutrition Shake Mix)  mund të zvendesoj një vakt, kështu që kur kam uri konsumoj atë dhe organismi im merr të gjitha vlerat ushqyese plus 20 gr proteine. Mos flas për meal bars ose per cokollatat me proteine qe jane te mrekullueshme ... Me te vertet kam gjetur thesarin tim, ju kam thënë që ëmbëlsirat janë dobësia ime, tani unë nuk blej me embelsira por pedror cokollatat me protetine dhe sme vete mendja me per embelsira, nga cokollata marr 10gr proteine dhe vetëm 100 kalori. ;)
Ju premtoj që në një tjetër post do skruaj për produktet e mrekullueshme te Herbalife, sepse jane me të vërtetë te mbrekullueshme.
Deri atëherë unë ju dërgoj dashurinë time dhe mendimet time pozitive.
Kaloni mire dhe mos lini asnjë ditë të shkoj e humbur !
Unë po shkoj të rregulloj valixhen xxx