Σελίδες

Παρασκευή, 25 Ιουλίου 2014

HERBALIFE


Të dashur miq, kanë kaluar disa ditë nga postimi im i fundit dhe jam e gezuar që po 'flasim' përsëri, e vërteta është se koha ime është pak më e kufizuar këtë periudhë dhe jam gjithe kohen duke u përpjekur për ti perballuar të gjitha. Sot dua tju them diçka shumë të bukur dhe të rëndësishëm për mua. Unë tashme jam një partner i pavarur i Herbalife, një kompanie shumëkombëshe që eshte e aktivizuar më shumë se tre dekada në fushën e te ushqyerit dhe te jetuarit shendetshem.
Pra, është e vërtetë se shpesh ne na tërheqin vemendjen çështjet në lidhje me interesat tona ose me ato që ne na shqetësojnë. Një prej tyre ka qenë gjithmonë për mua mënyra e te ushqyerit shëndetshme dhe unë tani mund të ofroj ndihmën time njerëzve të cilët e kanë të vështirë të menaxhojne siç duhet dietën e tyre te perditeshme, përballen me rritjen e yndyrës ne trup, kane nevoje per stimulim, per energji, etj.
Shume herë unë kam ndarë me ju pikëpamjet e mia e të ushqyerit. Menyra e te ushqyerit është një çështje shumë e rëndësishme për mua dhe tani jam e lumtur që unë mund të plotësoj dhe shumefishoj njohuritë e mia mbi te dhe mund të ndihmoj njerëzit për nje jete te shëndetshme dhe aktive!
Kam pak ditë qe jam aktivivizuar me partnerët e tjerë të shoqërisë se Herbalife, por që tani kam parë rezultate pozitive! I pasurova njohuritë e mia në lidhje me të ushqyerit shendetshem nëpërmjet seminareve dhe trajnimeve dhe ndihem e lumtur qe disa njerëz kanë besuar tek une që ti ndihmoj per dietën e tyre te perditeshme. Mbi të gjitha unë jam e kënaqur sepse mund tju ofroj free, te gjitheve atyre qe kane nevoje per nje analizë te gjendjes fizike te tyre dhe te metabolismit te tyre kjo eshte dicka e bukur sepse është hapi i parë për tu sensibilizuar dhe për tu interesuar në përmirësimin e cilësisë së trupit por dhe jetës nepërmjet te ushqyerit shendetshem!
Ndjej qe diçka e bukur po ndërtohet aty për mua, sepse kam njerëz që më mbështesin dhe me besojne dhe sigurisht ndihem gjithmon dhe me shume e sigurte qe gradualisht unë mund të kontribuoj në përmirësimin ushqimor te shumë njerëzve.
Spontanisht desha ta ndaja kete gëzim për fillimin tim të ri me ju. Jam akoma në fillim dhe vazhdoj me entuziazëm dhe me hapa të qëndrueshme!
Do flasim në një tjetër post në lidhje me produktet e mrekullueshme te Herbalife.
Deri atëherë kini kujdes veten dhe kaloni bukur.