Σελίδες

Τετάρτη, 18 Ιουνίου 2014

SNACK MBAS PALESTRES / TAHINI DHE GJALPE KIKIRIKU: VLERAT E TYRE USHQYESE

Tashmë ne të gjithë njohim se nje diet e balancuar dhe ushtrimet fizike luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë por dhe për të ruajtur peshën e duhur. Pra me një dietë të ekuilibruar dhe me pak ushtrim mund të mbajme metabolizmin tonë të zgjuar dhe peshën tonë të qëndrueshme, dhe në qoftë se qëllimi juaj është te kini një trup "te thate" dhe me muskuj atëherë 70% e përpjekjeve tuaja është ushqimi dhe 30% stërvitja.
Rol të rëndësishëm luan dhe cfarë konsumoni para dhe pas ushtrimit.
Duhet të keni ngrënë të paktën 2 orë para çdo aktiviteti (70% karbohidrate dhe 30% proteina , karbohidratet krijojnë depozime per glycogen dhe te japin energji, kështu që ke me shume force dhe i ben ushtrimet me mire). Ndërsa gjatë aktivitetit pini ujë të mjaftueshëm, por nga pak, ose Izotonik sepse duke djersitur humbasin kripra minerale te cilat duhen marre perseri, nepermjet lengjeve, edhe përveç elektroliteve japin dhe energji. Pas cdo aktiviteti ju duhet të pini shumë ujë ose lëngje frutash të freskëta dhe të konsumoni ushqimin te plote ose nqs nuk eshte orari per vaktin kryesor duhet me patjeter te konsumoni snacks (70% proteina dhe 30% karbohidrate) në këtë mënyrë ndihmojme muskujt te rindertohen dhe për të shmangur dëmtimet e lehta te tyre. Duhen shmangur yndyrnat ndersa ëmbëlsirat jane te ndaluara.

Unë zakonisht snack-et qe preferoj pas palestres jane :


  • 1 vezë të zier ose të bardhen e 2 vezeve + 1 fete buke thekre te thate. 
  • Omelete (1 veze + 5-7 kërpudha) 
  • 1 tost me proshut pule dhe avokado 
  • Një banane me pak gjalpë kikiriku ose tahini 
  • Kos me mjaltë ose arra/bajame
  • Një fetë bukë thekre me gjizë + domate


Tahini +gjalp kikiriku + banane




Tahini është një produkt natyral që behet nga farat e përzgjedhura të susamit. Këto kokrra bluhen dhe krijojne një krem ​​te yndyrshëm.Tahini është një thesar ushqyes sepse përmban vlera ushqyese të vlefshme për shëndetin e njeriut. Eshtë i pasur me proteina, vitamina (E, B1, B2, niacin etj) aminoacide dhe karbohidratet. Rrallë një ushqim i vetëm arrin të kombinoj të gjitha këto përbërës, që janë të nevojshme për funksionimin e duhur të trupit dhe për këtë arsye e konsiderojnë atë një super-ushqim. 
Tahini është i pasur me kalcium, duke parandaluar osteoporozën, kalium dhe zink për të rritur sistemin imunitar, mangan dhe selen me veprim të fortë antioxidant për të luftuar radikalet e lira, bakër për të forcuar nyjet, hekur për të stimuluar trupin dhe lufton anemine, aminoacidet që kontribuojnë në funksionimin e duhur të veshkave dhe të mëlçisë, si dhe fosfor dhe magnezium per te shmangur dhimbje te kokes ose migrenën kronike. 
Karbohidratet që përmbajnë normalizimin e sistemit gastrointestinal, omega-6 yndyrë, ul kolesterolin, ndërsa vitaminë E që përmban dhe mbron trupin nga plakja. Gjithashtu, nga analizat qe janë kryer, është gjetur se tahini permban substanca antitumor, mund të pengojë sklerozen, sëmundjet e zemrës dhe diabetin. 
Por duhet kujdes në sasine dhe ne frekuencën e te konsumuarit sepse për shkak të vlerës së lartë kalorifike mund të humbni kontrollin e peshës. 2 luge te vogla kane 180 kalori. 

Gjalpë kikiriku është kikirik i pjekur dhe i blojtur dhe ka vlera të larta ushqyese. Ai është një burim i mirë i proteinave, yndyrnave të mira (monounsaturated kryesisht) dhe antioksidantëve. Gjalpi i kikirikut natyrore përmban vetem kikirikë dhe kripë por ne treg shiten shume lloje që përmbajne vajra dhe sheqer, pra do kujdes ne blerjen e ketyre produkteve sepse mund ti shtoni trupit shume kalori duke mos vene re cfar produkte mban.Ne pergjithesi kini kujdes cfar produkte blini dhe cfar permbajne ato mundohuni qe produkte tuaja te jene natyrale dhe organike. 

Duke krahasuar tahini me gjalpin e kikirikut ... ai i fundit përmban më shumë proteina, më pak fibra, te njetin numer te kalorive dhe yndyrnave, por përbëhet kryesisht nga yndyrë monounsaturated ndërsa tahini përmban më shumë yndyrna polyunsaturated. Të dyja janë të mira me diferencën kryesisht te llojit te yndyrës që përmbajne dhe kanë antioksidantë të ndryshme.


burimi:http://www.clickatlife.gr/diatrofi/story/3017