Σελίδες

Παρασκευή, 6 Ιουνίου 2014

SHETITJE NE QENDER TE ATHINES

Hi everyone.
Kam disa dite qe skam shkruar sepse kam qene pak e zene me pune por do rikthehem me postime te bukura dhe verore... Shpresoj te jeni të gjithë mirë dhe tani që moti u kthye perseri ne veror dhe nuk bie më shi duhet përfituar me shume aktivitete në qytet, ne fshat, ne mal apo ne det.
Disa ditë më parë kam pasur disa pune zyrtare në qendër të Athinës dhe kur mbarova me obligimet e mia bera nje shëtitje të gjatë ne zemren e Athines, nëpër rrugicat e Plakes, ne dyqanet e Ermusë, ne Monastiraki dhe ne Thisio. Megjithse u lodha pak për shkak se nuk isha e veshur sportive qe të ecja me lehte, por lodhja ime ja vlejti dhe kompensohet me eksperiencën interesante të shetitjes. Me pelqen shume bukuria dhe arkeologjia që ka qyteti i vjetër i Athinës dhe mënyra se si ajo kombinon te vjetëren me modernen. Ndërsa shetitja ne vendet e shumta arkeologjike qe ndodhen aty është një eksperiencë e paharrueshme. Çfarë mund të thotë dikush dhe si mund te ndihet kur përballet me Akropolin, simbolin e Athinës, shkëmbin e shenjtë, lidhjen midis qytetërimit të mrekullueshëm të lashtë dhe modern. Mua personalisht me shkakton admirim dhe me ben te ndihem shume e paket kur mendoj se njerzit e kohes se lashte ndertonin mrekullira pa patur mjete ndertimi dhe ndihma te tjera shkencore por vetem me mendjen dhe me fuqin e tyre kane ngritur gjithe kete madheshti arti. Ja vlen për të bërë një pelegrinazh në shkëmbin e shenjtë te Akropolit dhe te "thithesh" madhështinë dhe bukurinë e tij. Rruga Dionis Areopagiti është një nga rrugët më madhështore të Athinës me kontakt mahnitëse vizual me shkembin e Akropolit dhe Parthenones. Sidomos ndertesat në anën e majtë, kanë stil klasik por dhe modern dhe përcjellin atmosferën e klimës borgjeze të kesaj rruge.
Kam dëgjuar shumë njerëz qe thonë se qendra e Athinës eshte nje xhunglë e vertet, ndoshta nuk kanë vënë re të gjitha këto bukurira që ajo oferton!
Une e frekuentoj shpesh qendren dhe me pelqen të ec ne rrugicat me kalldrem të Plakes, te pi kafe me pamje të Akropolit, të shijoj nje vakt ne tavernat e vogla me kuzhinën e mrekullueshme greke. Këtu do t'ju tregoj një sekret te vogel... sa herë që kam kohë dhe ndodhem diku qe kalojne shume njerëz me pelqen ti veshtroj ata..Veshtroj mënyrën se si ecin, si flasin, cfar veshin dhe në përgjithësi se si ata sillen..!
I'ts Crazy ???  Ndoshta!
Mua me pelqen dhe me argeton gjithashtu mund të them se më bën një person më të mirë dhe me vë në mendime.. dmth "futem" për pak në jetën e nje kalimtari qe rastesisht e zgjedh dhe mundohem te kuptoj disa gjera per te, aq sa ai le te duket nga jashtë. Kjo ndonjëherë më bën nervoze dhe me trondit kur shoh anën e shëmtuar të jetës, kur shoh atë pjesen e njerzve qe i jane doerzuar jetes dhe jane te humbur nga lendet narkotike, kur shoh hajdutë, ose lypësa sidomos po te jene te moshuar ose femije atje me pikellon shpirti por skam cfare te bej, fatkeqsisht jane edhe keto ne jeten tone!!
Mbaj vetëm mendimet e mira dhe fytyrat e qeshura, largoj mizerjen , stresin dhe mbeturinat e shoqërisë njerzore! Mundohem sa me shume te fal pozitivitet dhe miresi.

Enjoy xxx


Pamje e Akropolit 

Jasemi- Plaka: nje lokal shume i mire dhe me pamje mahnitese nga Akropoli 

Afor Athens -Monastiraki : nje tjeter lokal me pamje nga Akropoli

Monastiraki square

Fileto ton i pjekur
Salmon i pjekur ne fure me flete panxhari
Kjo dera ketu e kesaj shtepie te rrenuar me pelqu dhe e perdora si fond per fotot e mia :)







Tek Akademia Kombetare




Tek Biblioteka Kombetare






Eca shume ore ne kembe me keto bukuroshet dhe kembet smu lodhen fare, ja vlen tju bej nje foto vetem ketyre :)

Nuk do mungonte dhe #selfie e radhes 

Shpresoj tju kete pelqyer ky turne i vogel ne qender te Athines..
Uroj nje mbremje te bukur
Kisses



Wearing:
Balenciaga Glove Sandals : www.yoox.com
Moschino Cheapandchic casual pants : www.yoox.com
Sweatshirt: George J. Love : www.yoox.com
MICHAEL Michael Kors Hamilton Large Bag : www.luisaviaroma.com
Blazer Teaffic People : Hondos Center Athens
Sunglasses : Junior Gaultier