Σελίδες

Πέμπτη, 19 Ιουνίου 2014

RENDESIA E SHKRONJES "O"

Teksti qe do lexoni është frymëzuar nga një liber i vogël i Shell Silverstain, "The Missing Piece Meets the Big O" ose "Pjesa e humbur takon O-në e madhe". Miti i kërkimit dhe kompletimit si person që cdokush do qe ta arrij vë në sprovë të gjithë lexuesit e të gjitha moshave. Të gjithë ne jemi ne kërkim te dikujt që ne do na kompletoje me anë te dashurise. Udhëtimi është aq i vërtetë sa dhe metaforik, fundi eshte i parashikuar, por me një dimension prekës.
Sipas mendimit tim, ky liber duhet të bej pjese ne librat dhe programin shkollor dhe ta lexojne të gjithe pa perjashtim. Ai është ndër ata libra që futet në xhepin tone dhe duhet ta kemi gjithmone me vete dhe ne një "moment të vështirë" ta hapim dhe ta lexojme perseri dhe perseri  për të kujtuar se kush jemi, çfarë kemi bërë, çfarë po bëjmë dhe çfarë do bëjmë në jetën tonë.. Duhet të mësojmë të mbeshtetemi mbi tek ne dhe te besojmë ne vetveten. Duhet "punuar" me veten tone ne menyre që të gjejme copen e humbur të "O-së" dhe keshtu ne do behemi krijesa te kompletuara dhe nuk do kemi nevoje per dike tjeter te na kompletoj. Kompletimin personal dhe dashurine do ta gjejmë më parë tek ne, brenda nesh, pastaj diku tjeter. O-ja përveç një shkronje e alfabetit është edhe një rreth, qe simbolizon Jeten dhe perfeksionin, e cila s'ka as fillim as mbarim ...!




Personazhet jane metaforik, eshte nje shkronje O dhe nje pjese e O-së (ne forme trekëndëshe). Dialogu midis tyre ka lidhje me vetminë dhe me nevojën per tu bërë pjese e dikujt. Nevojen për të gjetur se çfarë te mungon qe ta plotësosh për të "reshqitur" jetën me të.
Libri flet për kërkimin e dikujt që do të vijë si me prosi tek ne, për të mbyllur boshlleqet brenda nesh, për t'i dhënë kuptim jetës tonë dhe ne besojmë se ky dikushi ështe ai qe ne kerkonim dhe thjesht e pranojmë dhe e bejme pjes te jetes tone.

Gjatë kerkimit do bëjmë shumë gjera: do maskohemi, do trëmbemi, do ngaterohemi, do tallemi, do shpresojme ... Dhe së fundi, dikur, diku ne gjejmë ate dikushin ideal, ai qe na mbush dhe e mbushim shpirterisht. Dhe për fat të mirë më në fund do të fillojë "reshqitja" e jetes... Eshtë për të ardhur keq, se askush nuk na tha dhe ne kurrë nuk e menduam se duke "reshqitur"... ndryshon!
Dhe kështu ajo që filloi si një lidhje e përkryer fillon të na ngushtoje dhe ta ngushtojme ... Dhe pastaj çfarë? .... Pastaj perseri nga fillimi: pritje dhe vetmi ... Deri sa të shfaqet diku, dikush, i cili nuk kërkon asgjë dhe asgjë nuk i mungon (një O e madhe, e rrumbullakët dhe e plotë) për të na bërë një pyetje të thjeshtë:

-"Pse nuk reshqet vetë?"
-"Vetëm? Nje pjese e humbur (ne forme trekëndëshe) nuk mundet të rrokulliset vete."
-"Me të vërtetë? e ke provuar ndonjëherë?", pyeti  O-ja e madhe.
-"Kendet e mia jane shumë të mprehta" tha pjesa e humbur. "Unë nuk jam bërë për ty rrokullisur vete!"
-"Këndet dhe forma ndryshojne" tha O-ja e madhe.
-"Ndryshojne"?!

Qehtesi...Mendime...Prova....Perpjekje....Levizje....Dhe më në fund fillon udhëtimi ... transformimi... jeta...

" Pjesa e humbur takohet me O-në e madhe" flet thjeshte për atë që ne të gjithë e dimë, por pak nga ne e kuptojmë dhe madje shume pak nga ne e praktikojmë në jetën tonë: Kompletimi dhe lumturia, është kryesisht një çështje personale. Askush nuk mund të na e imponoje dhe të na e japë nqs ne si persona nuk kemi gjetur menyren e komunikimit me veten tone. Ndoshta nuk mund te ndodhte ndryshe: për të bashkë-jetuar me dikë apo diçka, duhet së pari të jetojme / te ekzistojme si subjekte të vetë-përcaktuara, te kemi gjetur vetveten dhe te jemi te gatshem te futim ne jeten tone dike tjeter. Lumturia duhet te buroj nga ne me pare pastaj do jemi ne gjendje tja u japim te tjerve..

Bashkëjetesa kërkon dy ... jo dy gjysma, por dy te plota. Dy O të mëdha, të përkryera, të rrumbullakëta, qe asgjë nuk ju duhet dhe asgjë nuk ju mungon ... Dy O te plota që i lidh dashuria e pastër, as nevoja, as interesi. Dy O te plota që i bashkon opsion, as shpresa, as frika....
Në qoftë se ne e benim teorin e Silverstain-it praktike, jeta jonë mund të ishte me e lehte dhe lidhjet njerezore me te ngushta , me te qarta, me te sinqerta dhe te perhershme. Nëse lumturia nuk ka trokitur në dyert tona, le te shkojme ne atje, ta kerkojme, ta gjejme dhe ta marrim dhe nese ajo akoma nuk shfaqet, te mos zhgenjehemi se në fund te fundit ne do të kemi fituar një udhëtim te vecante dhe shume interesant!

* Shpresoj te kem ber nje perkthim te mire, gjithsesi, blini librin dhe me te vertet do ju ndihmoj te shikoni gjerat me ndryshe... ju qe sdo e blini shikoni videon ;)
Nqs nuk hapet videoja kliko ketu