Σελίδες

Σάββατο, 14 Ιουνίου 2014

QERSHIA : Pervec shijes te mbrekullushme na dhuron dhe shume vlera ushqyese.


Qershite janë një nga frutat e mia me të preferuara, unë mezi pres çdo pranverë të dalin ne treg dhe ti ble te gjitha.. 😜  besoj se jam një nga të parët që i kërkoj sapo fillon Prilli, me pelqejne aq shumë sa jam në gjendje ta mbaroj një kilogram brenda një ore.. Qershite përveç te shijshme dhe freskuese ato jane dhe shumë te dobishëme për shëndetin tonë, janë konsideruar ndër më të fuqishmet natyrore anti-inflamator, ndërsa përmbajtja e niveleve antioksidantë janë aq të larta sa ne mund ti përdorim si një "ilaç" natyrore për të luftuar shumë sëmundje , sidomos të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Gjithashtu, ndihmojnë ne tretjen dhe detoksifikojne trupin, shkencëtarët kanë konfirmuar se ndihmojne mëlçinë dhe veshkat për të hequr toksicitetin dhe i ndihmon për të punuar më mirë. Përmbajnë minerale të mjaftueshme, fibra dhe acid ellagik. Ndërsa janë jashtëzakonisht te pasura me vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B, kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez dhe baker. Një qershi jep 4 kalori.
Pra, duke lexuar të gjitha këto, nuk pendohem aspak që sapo hengra një tas te madh plot me qershi..
Ju akoma skini filluar?!
Ju befshin mire ;)