Σελίδες

Πέμπτη, 26 Ιουνίου 2014

Peshk i marinuar

Vajza por dhe djema, per ata që gatuajne, sot do shkruaj per peshk te marinuar. Peshku shpatë është një peshk pa dhjam dhe rekomandohet për dieta dhe për ata që kujdesen per dietën e tyre. Si peshk i thatë qe eshte, duhet te marinohet për me shume lagështi dhe shije.

PERBERESIT : 


  • Peshk shpatë i freskët ose i ngrire (une e kam qe nga Salamina
  • Lëng dhe lekure e 1 limoni 
  • 5 luge Vaj ulliri 
  • 5  luge verë 
  • 1 luge mustardë pluhur
  • 2 thelbinje hudhër 
  • kripë piper dhe erëza (une kam vënë trumzë dhe rozmarinë) 


UDHËZIME:

Ne nje pireks hedhim te gjithe perberesit 

I trazojme mire dhe shtojme filetot e peshkut 

I leme ne frigorifer 30 min nga nje ane dhe 30 min nga ana tjeter qe te thithin gjithe aromat dhe lengjet me pas ne mund ta pjekim ne zgare ose ne furre ashtu sic e bera une

Shtova dhe disa patate dhe gati per ne furre

E poqa per 40 min ne 200 grade dhe perfundimi ishte shume i shijshem. Provojeni