Σελίδες

Σάββατο, 7 Ιουνίου 2014

OMELETE ME PERIME

Omëletën e thjeshtë me vezë dhe kërpudha, une e quaj burim proteinash dhe është zgjidhja më e mirë pas gjimnastikes. Gjithashtu shpesh e preferoj për në mëngjes ose në darkë, sidomos në mëngjes kur dita ime do të jetë e vështirë dhe e di që do të vonohem për të ngrënë drekën, sepse cilësia e lartë ne proteina që përmban veza por dhe kërpudhat ndihmojnë organizmin të ndihet i ngopur. Ne i njohim përfitimet dhe vlerat ushqyese të vezës, por a i dini ju ato të kërpudhave?! Kërpudhat për shkak të vetive të tyre, domethënë kanë zero kolesterol dhe yndyrna, karbohidrate të ulët dhe përmbajtje të lartë proteinike, vitamina, minerale, fibra dhe ujë, mund të jenë pjesë e nje diete ideale sepse jane te pasura me proteina gje qe na ndihmon në humbjen e yndyrës nga organizmi dhe ne ndërtimin e indeve të muskujve. Sepse qe të behet tretja e proteines të nje ushqimi organizmi djeg yndyrë, në kete mënyrë ndodh dhe tretja e proteinës të kërpudhave, djeg yndyrna dhe kjo na ndihmon te humbasim yndyrën e pa deshirueshme dhe me pas kile.
Pra e kuptoni vleren e madhe të kerpudhave, me te vertet janë "magjike" dhe duhet ti përfshijmë ato në dietën tonë të përditshme pa asnjë mëdyshje.
Unë sot për darkë bëra një omëletë me perime dhe rezultati ishte mmmm... doli nje vakt i shijshme, i shëndetshme dhe i plotë.
Pres pershtypjet tuaja, mund të shtoni ose te hiqni cfardo lloj perime që ju dëshironi.
Gatim te mbarë!

Perberesit:

  • 10 kerpudha
  • 2 veze (perdor 2 te bardhat dhe nje te verdhe)
  • 1 domate
  • 1 piperke
  • 1 qep te njome
  • 1 fete proshute gjel deti (opsionale)
  • pak koper
  • 2 lug gjelle qumesht
  • 1 lug gjelle vaj ulliri
  • kripe, piper i zi

Pergatitja :


I laj mire perimet dhe i pres holle, domates ja heq lekuren.


 Kur te kem mbaruar me prerjen e perimeve, rraj vezen me qumeshtin dhe me koper

Ne nje tigan qe nuk ngjit kaurdis qepen me vajin derisa te vyshket pak 
Me pas shtoj domaten dhe piperken 
Vazhdoj me kerpudhat, proshuten dhe hedh kripen me piperin 

Ne fund hedh vezet dhe e le te piqet, kur omeleta te jet pjekur nga nje ane e kthej nga ana tjeter, ose e trazoj gjith kohes nqs e dua te jet copra, ashtu sic e bera une.


Ja dhe perfundimi , oreks te mire...