Σελίδες

Σάββατο, 21 Ιουνίου 2014

GJITHCKA CFARE DUHET TE NJIHNI PER MBROJTJEN NGA DIELLI!!




Sivjet moti na kujton me shume pranvere sesa vere, por unë e preferoj më shume keshtu se ketu ne Athine nuk durohen ato temperaturat e larta!! Gjithsesi vera është këtu dhe pushimet po na buzëqeshin, së bashku me to dhe "dielli i rrezikshm "... Ne të gjithë preferojme nje lëkurë me ngjyre cokollate sepse padyshim e nxira nga dielli na tregon nje trup më terheqes dhe me te bukur dhe ne qendrojme orë te tëra nën rrezet e rrezikshme të diellit, pa menduar për pasojat ...
Me një kerkim qe kam bërë kohet e fundit kam mësuar shumë për kremrat kundra diellit dhe mbrojtjen që ato ofrojnë, unë mendoj se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ekspozimin te trupit tonë ndaj diellit sepse rrezet e tij janë me të vërtetë te rrezikshme!
Shume vite me pare e nxira nga dielli ishte dhe diferenca midis aristokratve dhe te klasës punëtore. Lëkura e bardhë ishte e shëndetshme dhe tregues i origjinës aristokratike, ndërsa lëkura e nxire tregonte orët e shumta duke punuar nga punëtorët në fushat. Lekura e nxire u bë e famshme në vitin 1920, kur Coco Chanel e solli në modë. Që atëherë e nxira e trupit vazhdon të jete dicka qe na mundon te gjithve sidomos tani ne vere, me shkencëtarët në një përpjekje të vazhdueshme për të edukuar njerëzit për tu mbrojtur  nga efektet e dëmshme të rrezeve te diellit.
Kam pare shumë here ne plazh vajza ose cuna që nuk perdorin krem mbrojtes, sepse ata mendojnë se do të nxihen me shpejt nqs spërkaten vetem me baby oil (dhe janë gati për ti skuqur ne tigan)! Kremrat mbrojtes vetëm të mbrojne nga rrezet e demshme te diellit nuk të ndalojne të nxihesh.
Sepse nxirja e trupit është një reagim mbrojtës i lëkurës. Melanocitet janë qelizat që prodhojnë melaninën, pigment i lëkurës. Pigment që thith energjinë dhe shperndan nxehtësine. Kështu, pigmenti natyral i lëkurës tone vepron si një mburojë kundër rrezeve UV. Por jo të gjithë tipat e lëkurës kane të njëjtën sasi te melaninës. Disa i djeg më lehtë dielli dhe nuk i nxin pothuajse asnjëherë ndersa ka të tjerë qe mund te nxihen shume shpejt. Për nje te nxire te sigurt, lejohini lëkurës tuaj për të sintetizuar melaninën. Ekspozimi juaj duhet të jetë i gradualishem dhe ti shmangeni orëve që dielli eshte me i fort (12,00-16,00). Përdorimi i kremit mbrojtes duhet te jetë i shpeshte dhe sasia e bollshme dhe me një SPF të lartë (30 ose 50 ). Duhet përsëritur lyerja me krem në te gjithë trupin çdo dy orë dhe pas notit. Frutat që ndihmojnë për tu nxire jane ananas, karrota, mango, etj
Nxirja e trupit është një funksion mbrojtes i organizmit , një mur mbrojtes kundër rrezatimit të rrezikshm ultraviolet. Megjithatë shkencëtarët paralajmërojnë per kufizimin e ekspozimit te trupit tonë në diell dhe përdorimin e krmrave mbrojtes dhe jo vajrave qe thithin rrezet e diellit dhe nuk ofrojnë absolutisht asnjë mbrojtje si psh, baby oil. Metode po aq e rrezikshme për të arritur nje ngjyre te bukur është dhe solarium i cili ndoshta është më i dëmshëm se diellit. Mënyra më e sigurt për të përmirësuar ngjyrën jane produktet self tan dhe spray tanning sepse kane si baze kallamin e sheqerit dhe nuk kanë efekte të dëmshme për trupin e njeriut.



Une filloj me SPF30 dhe gradualisht duke u nxire e ul 

Çfarë duhet të dini për të zgjedhur kremin e duhur për mbrojtjen e lëkurës tuaj:

  • Tipin i lëkurës tuaj
  • Te shkruaj që mbulon dy rrezet UVA, UVB.
  • UVR: Rrezatimi ultravioletë i diellit është i ndarë në UVA, UVB, UVC, varet sipas gjatësise valore.
  • Rrezet UVA: rrezatim ultravioletë qe është përgjegjës për plakjen e lëkurës, sepse ajo prek qelizat që prodhojnë kolagjenit dhe elastin. Depërton thellë në lëkurën tonë dhe rrit rrezikun e kancerit të lëkurës. Veprimi ndodh gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë vitit.
  • Rrezet UVB: Rrezatim ultraviolet është përgjegjës për djegje të cilat kur përsëriten mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës. Rrezet UVB mbeten në sipërfaqe të lëkurës për të prodhuar melaninë. Efekti është më i theksuar në verë dhe veçanërisht ne mesditë.
  • SPF (Faktor Mbrojtes i Diellit): ofron mbrojtje nga rrezet UVB. Domethen numri i faktorit  SPF shpjegon se çfarë sasie lë rrezatimi për të kaluar ne lekure, për shembull një SPF15 lejon të kalojë 1/15 e rrezatimit dhe një SPF30 lë 1/30. Është gabim të besohet se SPF tregon se sa më shumë kohë mbrojtje i jep lëkurës me rrezatim në krahasim me lëkurën e pambrojtur.
  • Pasi kemi mbaruar me rrezet e diellit dhe jemi kthyer në shtëpi mbas dushit është mirë të përdorni after sun, të cilat te mrbojne nga çdo acarim, skuqje dhe djegie qe mund të shkaktojë dielli. Ato ta zbusin, ta qehtesojne dhe ta rigjenerojne lëkurën.
Nga të gjitha keto që lexuat duhet të jeni më të kujdesshëm dhe gjithmonë te perdorim krem kundra diellit edhe kur moti është me re. Shume Vëmendje duhet dhene ne të vegjëlit, lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe ajo digjet shumë më lehtë se sa e të rriturit. Është gjithashtu e rëndësishme të mos harroni buzët, veshët dhe këmbët pa vënë sunscreen dhe të përdorni spray per flokët.

Këto nga mua, shpresoj që të jeni më të kujdesshëm këtë verë dhe mos harroni se strategjia me e mire është parandalimi !
Ju uroj te nxiheni sa me shume, te notoni sa me shume dhe pushime të mbara :)